Home LAJME Zhgënjim për Kosovën, vetëm një pikë ndaj Moldavisë

Zhgënjim për Kosovën, vetëm një pikë ndaj Moldavisë

0
Zhgënjim për Kosovën, vetëm një pikë ndaj Moldavisë

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim, në ndeshje në udhëtim ndaj Moldavisë.

Në kuadër të fazës së grupeve të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, ‘Dardanët’ barazuan 1:1 me Moldavinë, përcjell Insporti

Kosova shihej si favorite për këtë takim, që u zhvillua në Parma të Italisë, por nuk arriti më shumë se një pikë nga ndeshja e parë e grupit 3, të Ligës C.

Moldavët kaluan në epërsi të parët, në minutën e 20-të me anë të Ion Nicolaescu.

Kosova dominoi me rastet dhe posedimin e topit, por i mungoi konkretizimi dhe pati një pjesë të parë frustruese.

Ekipi i Challandes e barazoi rezultatin në pjesë të dytë, kur po luhej minuta e 71-të, me anë të mbrojtësit që në këtë ndeshje kishte rolin e qendër sulmuesit, Benjamin Kololli.
Rezultati shihet si një zhgënjim për Kosovën, që në këtë ndeshje nuk priste asgjë më pak se 3 pikë, ndaj një kombëtareje që para kësaj ndeshjeje kishte 8 humbje rresht.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Sllovenia barazoi pa gola me Greqinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here