Home LAJME Xhandarmëria serbe në Kosovë, Anton Quni: Po presim informacionet e sakta nga KFOR-i!

Xhandarmëria serbe në Kosovë, Anton Quni: Po presim informacionet e sakta nga KFOR-i!

0
Xhandarmëria serbe në Kosovë, Anton Quni: Po presim informacionet e sakta nga KFOR-i!

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke marrë informacione nga zyrtarët e trupave të armatosur ndërkombëtare, KFOR, rreth futjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka konfirmuar se që nga mbrëmë kanë nisur mbledhjen e detajeve rreth veprimit të xhandarmërisë serbe në territorin tonë.

I pari i MM-së tregoi, për “Indeksonline”, se për këtë rast pati një bisedë direkte edhe me komandantin e forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Michele Risi.

“Jemi në kontakt me autoritetet e komunës, kryeministrin, komandantin e KFOR-it. Pra, po mbledhim informacioneve për ta kuptuar saktë se çka ka ndodhë. Personalisht kam biseduar me komandantin e KFOR-it. Po presim informata e saktat dhe shpjegimet që bëhen nga komandana e KFOR-it”, është shprehur ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

“Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës.Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit.Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshêm në lagje të Karaçevës.Pamjet janë marrë nga restauranti “Oxygen” në Karaçevê.

Gepostet von Mefail Bajqinovci am Freitag, 7. August 2020

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here