Home LAJME Vetevendosja: Kosova ia çeli derën Serbisë në SHBA

Vetevendosja: Kosova ia çeli derën Serbisë në SHBA

0
Vetevendosja: Kosova ia çeli derën Serbisë në SHBA

Lëvizja Vetëvendosje në një tekst të gjatë, LVV thotë se Kosova ia hapi dyert Serbisë në ShBA me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Rruga e njëjtë çon në dështime të njëjta

Dy marrëveshje porsa u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C. Duhet të sqarohet, pse pati nevojë për dy marrëveshje? Kush me kë ka lidhur marrëveshje, kush ka nënshkruar, sepse këto nuk janë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. A janë këto veç një hapje e rrugës për Serbinë në Washington?

Ajo çfarë u quajt sot normalizim ekonomik, më shumë ngjan si një ekonomizim i dështimit të shkëmbimit territorial. Mbi të gjitha, qeveria koti edhe një herë gënjeu, sepse njohja reciproke nuk u arrit, ndërkohë që çështjet e brendshme të Kosovës edhe një herë u trajtuan me Serbinë, gjë e cila është e papranueshme.

Në pikën 7 të marrëveshjes thuhet se dy palët, pra Kosova e Serbia, do të punojnë me SHBA-të për studim fizibiliteti për ndarjen e liqenit të Ujmanit, si burim uji e energjie. Kjo pikë konsiston në rikthimin e Serbisë në Kosovë, pra duhet konsideruar si tradhti. Kosova është e pavarur prej Serbisë, Liqeni i Ujmanit është burimi më i rëndësishëm ujor i Kosovës, dhe është pronë e Republikës së Kosovës, tërësisht. Njohja e të drejtave të Serbisë mbi liqenin e Ujmanit, e bën këtë marrëveshje të papranueshme për Kosovën.

Po në atë pikë përmendet diversifikimi i furnizimit me energji. Kjo do të thotë se sërish po lejohet dhe nxitet ndërhyrja e Serbisë në sovranitetit energjitik të Kosovës, prodhimin, tregun dhe sigurinë. Kjo e dëmton rëndë inkuadrimin e Kosovës në arritjen e fundit të Kosovës në marrëveshje me ENTSO-E duke u shkëputur nga blloku energjitik me Serbinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here