Home LAJME Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, nesë bëhem kryeminister do të krijoj kushte pune, jo me shku ne Gjermoni

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, nesë bëhem kryeminister do të krijoj kushte pune, jo me shku ne Gjermoni

0
Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, nesë bëhem kryeminister do të krijoj kushte pune, jo me shku ne Gjermoni

Veseli përmes një postimi në Facebook tha se me të rinj të tillë, plot energji, të kualifikuar, të pakomprometuar dhe në nivel të lartë të detyrës dhe përgjegjësisë, sipas tij, sundimin e ligjit fitohet shumë më shpejt.

Para disa ditësh e vizitova Akademinë për Siguri Publike, që si institucion shtetëror po na bënë shumë krenarë. E përgëzova stafin akademik dhe administrativ të saj për punën e shkëlqyer që po bëjnë në përgatitjen e policëve të rinj dhe falënderova kadetët që kanë zgjedhur profesionin fisnik të policit.
Me të rinj të tillë, plot energji, të kualifikuar, të pakomprometuar dhe në nivel të lartë të detyrës dhe përgjegjësisë, për sundimin e ligjit fitohet shumë më shpejt.

Unë besoj te rinia e Kosovës dhe jam i sigurt që duke u dhënë më shumë hapësirë atyre, ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin.

Obligimi im është të krijoj kushte pune dhe mbështetje sa më të madhe për këta policë të rinj, që të jenë sa më efikas dhe të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here