Home LAJME Veriu është i joni thot:Kryeministrja e Serbisë: Do të hapim një qendër testimi për COVID-19 në veri të Mitrovicës

Veriu është i joni thot:Kryeministrja e Serbisë: Do të hapim një qendër testimi për COVID-19 në veri të Mitrovicës

0
Veriu është i joni thot:Kryeministrja e Serbisë: Do të hapim një qendër testimi për COVID-19 në veri të Mitrovicës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka zbuluar sot nëntë lokacione të mundshme për laboratorë të reja ku do të kryhen testimet PCR për COVID-19. Në këto nëntë lokacione përfshihet edhe veriu i Mitrovicës, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Bërnabiq ka thënë se aktualisht ende s’është konfirmuar diçka rreth planit për laboratorë në këto nëntë lokacione, por ka shtuar se është e nevojshme të shihet nëse është e mundur për të trajnuar njerëzit dhe për t’i blerë të gjitha pajisjet e mundshme.

Ky është si rezultat i një plani që kemi adoptuar si përgatitje për vjeshtë dhe dimër, me qëllim të koordinimit të punës së laboratorëve mikrobiologjike”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka thënë se Serbia është duke rritur kapacitetin e testimit si çelës në luftën kundër pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here