Home LAJME Vëllezërit Haradinaj: se leshojm poziten e Presidences

Vëllezërit Haradinaj: se leshojm poziten e Presidences

0
Vëllezërit Haradinaj: se leshojm poziten e Presidences

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Drejtues të AAK’së ka bërë me dije se partia e ka autorizuar që të zhvillojë negociata për zgjerimin e koalicionit aktual. Po ashtu kreu i AAK ka bërë me dije se ka ambicie të jetë President dhe se për të kjo është “përgjegjësi e lartë dhe nder i veçantë”

Por, Haradinaj është kujdesur të thotë në postimin e tij se do të donte ta pasonte Thaçin vetëm pasi ky ta përfundonte mandatin e jo si pasojë e largimit nga gjykata Speciale.

“Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë” ka shkruar Haradinaj.

Ky pozicion i Haradinajt është bërë në kohën kur PDK po diskutohet se do të futet në Qeveri me ambicie po ashtu për postin e presidentit. Isa Muatafa ka kohë që nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai personalisht të jetë President i ri pasi Thaci të përfundojë mandatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here