Home LAJME Ushtria e Kosovës ‘përplas’ Rusinë e Britaninë e Madhe

Ushtria e Kosovës ‘përplas’ Rusinë e Britaninë e Madhe

0
Ushtria e Kosovës ‘përplas’ Rusinë e Britaninë e Madhe

Rusia dhe Britania e Madhe janë përplasur për ushtrinë e Kosovës.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ambasadorja e Britanisë së Madhe në këtë Këshill edhe njëherë ka ritheksuar se Kosova e ka të drejtën e ushtrisë së vet.

E në lidhje me këtë deklaratë të saj, ka reaguar Ambasada e Rusisë në Londër duke thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore injorojnë kërcënimin që përbën formimi i ushtrisë së Kosovës, ndaj serbëve të veriut.

“Dëshiroj të ritheksoj se Britania e Madhe mendon se është e drejtë e Kosovës si shtet i pavarur dhe vetëqeverisës që të ket137 ushtrinë. Nuk përmban asgjë që parashikon tranzicionin e ardhshëm të FSK-së. E përsëris atë që thash, Kosova ka të drejtën e ushtrisë”, ishte deklarate e ambasadores britanike.

Ambasada ruse ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se kjo ushtri përveç që përbën rrezik të drejtpërdrejtë për serbët e veriut, rrezikon edhe stabilitetin në Ballkan.

Po ashtu, ambasadorja britanike është shprehur se nuk është e nevojshme të mbahet kaq shpesh mbledhje për Kosovën, pasi shteti po përparon drejt Evropë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here