Home LAJME “Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit”

“Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit”

0
“Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit”

Në një trajnim bazik, siç e quajtën udhëheqësit e FSK-së, që ka zgjatur për nëntë javë, pjesë e FSK-së janë bërë.

Komandanti i FKS-së, kërkoi nga pjesëtarët e rinj të kontribuojnë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së me mandatin e saj të ri si ushtri.

“Ka filluar tranzicioni sipas planit të bazuar me mandatin e ri për mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Nga sot ju do të jeni pjesë e këtij procesi. Andaj, kërkoj nga ju angazhim shtesë duke i shfrytëzuar njohuritë dhe aftësitë e juaja të fituara deri më tani në mbështetje të këtij procesi”,

Ministri i Mbrojtjes,tha se dita kur po ndodh kjo ngjarje është një ditë e madhe për karrierën dhe jetën e ushtarëve, për FSK-në, për Ministrinë e Mbrojtjes, për shtetin, por edhe familjarët.

“Nuk ka detyrë më të ndershme se sa t’i shërbesh vendit dhe të kontribuosh në ruajtjen e paqes dhe të qetësisë jo vetëm të Kosovës por edhe më gjerë”.

Kadetët e rinj janë pjesë e ushtrisë më të re në botë, e cila i ka dëshmuar aleatëve të Kosovës seriozitetin dhe gatishmërinë për paqe.

“Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit dhe profesionalizimit të saj, për t’u bërë gati për fazën e anëtarësimit në NATO. Ne do ta rrisim buxhetin për ushtrinë. Ne kemi mundësi për ta bërë këtë dhe ne do ta bëjmë këtë”.

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së e cila parashihet të zgjasë nga 7 deri në 10 vjet, planifikohet që numri i pjesëtareve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here