Home LAJME “Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit” te Paisjeve

“Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit” te Paisjeve

0
“Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit” te Paisjeve

“Ka filluar tranzi cioni sipas planit të bazuar me mandatin e ri për mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Nga sot ju do të jeni pjesë e këtij procesi. Andaj, kërkoj nga ju angazhim shtesë duke i shfrytëzuar njohuritë dhe aftësitë e juaja të fituara deri më tani në mbështetje të këtij procesi”,

Ministri i Mbrojtjes, duke i përgëzuar rekrutët e rinj për arritjen e tyre, tha se dita kur po ndodh kjo ngjarje është një ditë e madhe për karrierën dhe jetën e ushtarëve të rinj, për FSK-në, për Ministrinë e Mbrojtjes, për shtetin, por edhe familjarët.

“Nuk ka detyrë më të ndershme se sa t’i shërbesh vendit dhe të kontribuosh në ruajtjen e paqes dhe të qetësisë jo vetëm të Kosovës por edhe më gjerë”,

“Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit dhe profesionalizimit të saj, për t’u bërë gati për fazën e anëtarësimit në NATO. Ne do ta rrisim buxhetin për ushtrinë. Ne kemi mundësi për ta bërë këtë dhe ne do ta bëjmë këtë”,

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së e cila parashihet të zgjasë nga 7 deri në 10 vjet, planifikohet që numri i pjesëtareve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 107 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar formimin e ushtrisë në dhjetor të vitit 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here