Home LAJME Urime Britania e Madhe fillon testin e vaksinës për coronavirus – “pacientja” e parë tregon

Urime Britania e Madhe fillon testin e vaksinës për coronavirus – “pacientja” e parë tregon

0
Urime Britania e Madhe fillon testin e vaksinës për coronavirus – “pacientja” e parë tregon

Testi i parë njerëzor në Evropë i një vaksine për coronavirus tashmë ka filluar në Oksford.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, dy vullnetarë u injektuan, të parët nga më shumë se 800 njerëz të rekrutuar për studim.

Gjysma do të marrë vaksinën Covid-19, dhe gjysma vaksinën kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo nga coronavirusi.

Dizajni i testit do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse këtë do ta dinë mjekët.

Elisa Granato, njëra nga dy që mori vaksinën, i tha BBC: “Unë jam një shkencëtare, kështu që kam dashur të përpiqem të mbështes procesin shkencor kudo që të mundem”.

Sipas BBC, vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.

“Personalisht kam një shkallë të lartë besimi në këtë vaksinë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, si pasojë e coronavirusit deri më tani në gjithë botën janë infektuar mbi 2,6 milionë persona derisa mbi 180,000 kanë vdekur. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here