Home LAJME Thaçi: Takimi në Bruksel i rrezikshëm, Asociacioni goditje për Shtetin tonë

Thaçi: Takimi në Bruksel i rrezikshëm, Asociacioni goditje për Shtetin tonë

0
Thaçi: Takimi në Bruksel i rrezikshëm, Asociacioni goditje për Shtetin tonë

Dialogun e te enjtës në Bruksel, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka përshkruar të rrezikshëm për Kosovën.

Ai ka folur të martën për këtë çështje, duke thënë se bëhet fjalë për agjendë të Serbisë dhe se çështja e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe është e para një dekade dhe e rrezikshme.

“Është agjendë e Serbisë që procesin e çon drejt degjenerimit të plotë dhe me tendencë të dobësimit të shtetit të Kosovës Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel pas një dekade është rikthim prapa për Kosovën, është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë. Parlamenti duhet të jetë shumë i vëmendshëm”, ka thënë Thaçi.

“Takimi i së enjtes është i rrezikshëm për shtetin e Kosovës dhe është agjendë e Serbisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here