Home LAJME Thaçi kërkon ndihmë nga deputetët, për mënyrën e mbylljes së Dhoma të Specializuara

Thaçi kërkon ndihmë nga deputetët, për mënyrën e mbylljes së Dhoma të Specializuara

0
Thaçi kërkon ndihmë nga deputetët, për mënyrën e mbylljes së Dhoma të Specializuara

Hashim Thaçi iu drejtohet qytetarëve përmes një videomesazhi në faqen e tij zyrtare Facebook.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një paralajmërimi derisa fjalimi i tij ka të bëj pikërisht me Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë ndër të tjera se politika s’duhet të ndërhyjë në drejtësi e as drejtësia në politikë.

Ky është postimi paralajmërues:

Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit.

Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here