Home LAJME Syla për mërgimtarët: Patriotizmi nuk blehet në ‘rent a car’, pa neve diaspora kurrë kurgjo nuk kish

Syla për mërgimtarët: Patriotizmi nuk blehet në ‘rent a car’, pa neve diaspora kurrë kurgjo nuk kish

0
Syla për mërgimtarët: Patriotizmi nuk blehet në ‘rent a car’, pa neve diaspora kurrë kurgjo nuk kish

Analisti politik dhe gazetari, Valon Syla, ka kritikuar sërish shqiptarët të cilët jetojnë në diasporë, duke thënë se Amerika ka intervenuar t’i shpëtojë dhe t’i çlirojë shqiptarët që jetojnë në Kosovë, jo ata që jetojnë sigurt në diasporë.

Ai ka thënë se nëse në Kosovë nuk do jetonin shqiptarët, diaspora nuk do vinte kurrë si turist, pasi sipas tij ata kanë ikur nga ky vend.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se pa kosovarët, diaspora nuk do bënte asnjëherë asgjë, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, janë kosovarët ata që ua kanë mundësuar shqiptarëve të diasporës që të vijnë në Kosovë si turistë, pasi që ishin kosovarët ata që çliruan Kosovën nga Serbia.

“A po merrni vesh o Gërrnaça. S’ka pasë masakra, as në Zurich, as në Frankfurt, as në autobusa rrugës për atje, por në vende kosovare, si Prekazi, Reçaku, Krusha, Pokleku e tjerë. Andaj kjo le të dihet edhe mbane në mend. Se patriotizmi nuk blehet në ‘rent a car’ e as me Western Union e Moneygram. Ok?”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here