Home LAJME ShSKUK-ja bleu oksigjen nga Serbia në vlerë 300 mijë euro

ShSKUK-ja bleu oksigjen nga Serbia në vlerë 300 mijë euro

1
ShSKUK-ja bleu oksigjen nga Serbia në vlerë 300 mijë euro

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme sot më 17 gusht janë duke u trajtuar 441 pacientë të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të QKUK-së, 372 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rëndë.Në anën tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) më 24 korrik 2020 ka nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Medica’ për furnizim me oksigjen në vlerë prej 307,530 eurove.

Data e hapjes së tenderëve ishte më 21 korrik.Kontrata me titull ‘Oxygen – Inhalim – Per perdorim ne menaxhimin e Hipoksisë’ ishte e negociuar dhe në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani.Sipas kontratës së nënshkruar, origjina e oksigjenit është nga Serbia.

Po ashtu, sipas kontratës, çmimi për litër ishte 2 euro, ndërsa sasia është 153 mijë litra.