Home LAJME “Shpërthen” Armend Muja: Grenell është serbofil dhe mashtrues

“Shpërthen” Armend Muja: Grenell është serbofil dhe mashtrues

0
“Shpërthen” Armend Muja: Grenell është serbofil dhe mashtrues

Analisti Armend Muja, ka reaguar ashpër ndaj Emisarit Richard Grenell duke e quajtur serbofil dhe mashtrues, shkruan Gazeta Metro.

Pas reagimit të Grenellit ndaj liderit të VV’së, Albin Kurti ku e ka quajtur si person që gjithmonë është kundër Amerikës, ka reaguar edhe Muja.

Muja ka dalur në mbrojtje të Kurtit duke e quajtur Grenellin si serbofil dhe mashtrues.
“Po tash Grenell ka pasur prej fillimit, çka nuk e ka kuptuar ky Grenelli është se ky nuk u prit mirë në Kosovë dhe normalisht ky është një serbofil dhe ky nuk mundet me fsheh faktin se ky ka qenë një mashtrues në dialogun Kosovë-Serbi, për arsye se që dy vite e thirr krejt Kosovën thotë unë po ju bëj për njohje për njohje dhe në fund del se nuk ka njohje”, tha Muja në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Metro.

Muja po ashtu akuzoi Grenellin se ka preferencë Vucicin dhe dëshiron ta sheh si figurë kryesore në Ballkan.

“Grenell nuk mundet ta fsheh preferencën e tij për ta parë Vucicin si prej figurave kryesore në Ballkan”, tha Muja, transmeton Gazeta Metro.

“Unë mendoj që Grenell është mashtrues tipik dhe nuk mundet me ikë kësaj përgjegjësie”, tha Muja.gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here