Home LAJME Shërbimi ushtarak i obligueshëm – Ky është njoftimi i ri!

Shërbimi ushtarak i obligueshëm – Ky është njoftimi i ri!

0
Shërbimi ushtarak i obligueshëm – Ky është njoftimi i ri!

Shërbimi ushtarak i obligueshëm në Kosovë po konsiderohet i mirëseardhur, por në të njëjtën kohë edhe si i panevojshëm dhe mision i pamundur.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se për tu jetësuar shërbimi ushtarak Kosova do të duhej të ndante mbi 80 milionë euro në vit.

Mirëpo, Kastrati ka thënë se ideja e shërbimit ushtarak është një deklaratë politike.

“Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Kosovë kishte me qenë një gjë shumë e mirë për rininë e Kosovës mirëpo për shkak të situatës së ekonomisë jo të qëndrueshme në vendin tonë një veprim apo një çështje shumë e kushtueshme unë mendoj që për momentin është e pa realizueshme sepse një gjenerata e të rive në Kosovë diku llogaritet 25 mijë çdo vit, ne do të duhej që ta kemi një infrastrukturë shumë të qëndrueshme do të duhej që të kemi pajisje po ashtu do të duhej të u jepet një rrogë minimale”.

“…mbi 80 milionë euro në vit Kosova do të duhej t’i ndante vetëm për shërbimin e obligueshëm pa e llogaritur pjesën profesionale dhe unë mendoj që kjo më tepër është një deklaratë politike dhe një mendim që përfiton politikisht se sa mund të bëhet realitet”.

Kastrati mes tjerash ka thënë se Kosovës i duhen së paku edhe 10 vjet për të jetësuar shërbimin ushtarak të obligueshëm. Sipas tij, shërbimi ushtarak është i kushtueshëm dhe i panevojshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here