Home LAJME Serbia ndanë 40 milionë euro për filmin e supozuar për “Shtëpinë e Verdhë”, aktori i njohur pjesë e filmit

Serbia ndanë 40 milionë euro për filmin e supozuar për “Shtëpinë e Verdhë”, aktori i njohur pjesë e filmit

0
Serbia ndanë 40 milionë euro për filmin e supozuar për “Shtëpinë e Verdhë”, aktori i njohur pjesë e filmit

Regjisori amerikan i filmit, Paul Kampf, i cili do të realizojë filmin “Harvest’”, bazuar në librin me titull “Zemra serbe e Johanit” të autorit Veselin Gjeletoviq, që ka të bëjë me propagandën serbe për “Shtëpinë e Verdhë”, për të cilën serbët thonë se është e tm,errshme që bota nuk di asgjë për këtë ngjarje, kështu qëllimi i tyre është të informojë për vuajtjet e popullit serb përmes filmit.

Regjisori Kampf thotë se është shumë i lumtur me vendimin e marrë nga Qendra serbe e Filmit për të mbështetur këtë film me 40 milionë e në të njëjtën kohë ndjen përgjegjësi të madhe për të përmbushur të gjitha pritshmëritë.

Ai thekson se “Harvest” nuk është një film amerikan, por diçka shumë më e madhe.

“Bota që nuk di asgjë për këtë ngjarje është gjëja më e keqe për mua. Është e rëndësishme të lejohet që filmi të flasë nga këndvështrimi i një të huaji, ashtu si personazhi kryesor, në mënyrë që të informojë njerëzit në lidhje me vuajtjet e popullit serb në Shtëpinë e Verdhë në një mënyrë të tillë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here