Home LAJME Rrëfimi i familjarit për humbjen e 7-vjeçares në Prishtinë: Dora e mjekut ia ndali frymëmarrjen

Rrëfimi i familjarit për humbjen e 7-vjeçares në Prishtinë: Dora e mjekut ia ndali frymëmarrjen

0
Rrëfimi i familjarit për humbjen e 7-vjeçares në Prishtinë: Dora e mjekut ia ndali frymëmarrjen

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Prishtinë, humbejn e së cilës është raportuar edhe në Poli,cinë e Kosovës.

Policia e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se rasti është hapur si ‘vdek,je e dyshimtë’, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obdu,/ksion.

E një familjar i saj, Fidaim Haxhiu, në rrjetin social Facebook ka shkruar disa fjalë rrëqethëse për humbjen e saj.

Haxhu ka treguar se ajo edhe pak ditë do të festonte ditëlindjen dhe e ka fajësuar ordinancën ku ajo po trajtohej.

“Tuana, zemra e dashur e familjes sonë, ne të gjithë prisnim që më datë 11.08.2020 ta festojmë ditëlindjen tënde, e kjo festë u ndërpre në gjysmë edhe atë nga dora e mjekut dr.Arben Kutllovcit dhe ordinanca e tij “CT Scaner në Ulpianë. Dora e tij e cila asnjëherë mos i përkëdheltë fëmijët e tij, Tuanës sonë ia ndali frymarrjen në gjysmë, ajo priste të shkonte në shkollë, ai sot nuk e lejoi këtë. Do të mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit, do të dënojë perëndia për pakujdesinë dhe mosnjohuritë e tua, o doktor i mjerë. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njomë, sytë e saj të shkruar asnjëherë nuk do i shohim më. Na e qite tymin e tymi ta mbuloftë shpirtin tënd, i turpruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7-vjeçare. Zemra jonë e mirë ashtu siq të kemi dashur gjithmonë ashtu do të duam. Pëllumbesha jonë, fli e qetë në parajsën e qetë, Allahu i do engjujt t’i ketë afër vetes”, ka shkruar ai në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here