Home LAJME Ramush Haradinaj: Jam pa punë, po du mu ba President

Ramush Haradinaj: Jam pa punë, po du mu ba President

0
Ramush Haradinaj: Jam pa punë, po du mu ba President

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, më 6 gusht u ankua për gjendjen e tij ekonomike.
Ai tha se është i papunë edhe pse mban pozitën e kryetarit të AAK-së, parti kjo në pushtet.

“Unë jam i papunë, personalisht nuk jam as deputetet, jam kryetar partie, kam angazhim por se kam një vend pune”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini, shkruan kosovaime.tv

Gjashtë ditë pas kësaj deklarate, Haradinaj edhe zyrtarisht ka shprehur ambiciet e tij për t’u bërë president i vendit.

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që kryetari i saj, të jetë kandidat për president të Kosovës.

Pas takimit të KD-së së AAK-së, nënkryetari i partisë, Ardian Gjini, ka thënë se në mbledhje është diskutuar për çështjen e presidentit të ri, pasi atij aktual, Hashim Thaçi, për pak muaj i përfundon mandati.

AAK përmes një njoftimi për media, ka thënë se Këshilli Drejtues ka autorizuar Haradinajn që në emër të partisë të zhvillojë “çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do vjen në rend të ditës. Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here