Home LAJME Raka: Para tetorit planifikohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë

Raka: Para tetorit planifikohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë

0
Raka: Para tetorit planifikohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë

Gripi sezonal që zakonisht paraqitet në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor mund ta përkeqësojë situatën me COVID-19 në Kosovë.

Mikrobiologu Lul Raka në një intervistë për RTV Dukagjinin thotë se është e nevojshme që këtë vit të vaksinohen rreth 500 mijë qytetarë.

“Këtë vit në të njëjtën kohë do t’i kemi dy armiq. Normal që është më vështirë të luftojmë me dy armiq në të njëjtën kohë, sepse edhe gripi sezonal do t’i konsumojë kapacitetet spitalore, pasi do të ketë njerëz të hospitalizuar edhe nga gripi”.

Sipas mikrobiologut qëndrimi në ambiente të mbyllura do të jetë problem, pasi shton mundësinë e përhapjes së gripit.

Pikërisht për këtë arsye është kërkuar që të sigurohen 500 mijë vaksina. Me sa e di OBSH-ja tashmë ka siguruar 120 mijë vaksina për Kosovën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here