Home LAJME “Pritjes i vjen fundi”: Mësoni se kur do nisin pagesat nga 170 euro dhe implementimi i pakos emergjente

“Pritjes i vjen fundi”: Mësoni se kur do nisin pagesat nga 170 euro dhe implementimi i pakos emergjente

0
“Pritjes i vjen fundi”: Mësoni se kur do nisin pagesat nga 170 euro dhe implementimi i pakos emergjente

Rishikimi i buxhetit i hapë rrugë përfundimit të obligimeve që kanë mbetur nga pako emergjente dhe implementimit të programit për rimëkëmbje ekonomike.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi , ka thënë se pas dekretimit të Ligjit për buxhetin, pagat nga 170 euro për punëtorë dhe kategori të tjera do të paguhen nga dita e hënë.

Për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, zëvendësministri Krasniqi ka thënë implementimi i ligjit për buxhetin nis nga dita e hënë duke përfshirë edhe komplet masat për punëtorë nga Pako Emergjente, si dhe procesi i implementimit të disa masave të rimëkëmbjes ekonomike.

“Të gjitha këto besoj mund të realizohen në javën e ardhshme, pra obligimet që i kemi në raport me masat e pakos fillojnë dhe mund të realizohen brenda javë. Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej të hënës dhe besoj deri në fund të javës pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundoj javën e ardhshme. Dhe pastaj fillomë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike që është një proces që do të filloj tash e do të përfundoj vitin e ardhshëm”, tha Krasniqi për Kosova Press.

Ndërsa, për remitencat, Krasniqi ka thënë se ende nuk mund të thuhet se ka një rritje të dërgesave nga diaspora, ashtu siç po pretendohet pasi nuk janë të kanalizuara nëpër bankat komerciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here