Home LAJME Policia me dy aksione shpalos kapacitetet e saj

Policia me dy aksione shpalos kapacitetet e saj

0
Policia me dy aksione  shpalos kapacitetet e saj

Njësitet speciale kanë prezantuar kapacitetet e tyre.

Njësitet Speciale Operative, intervenuese dhe K9 apo që njihet si Njësia e Qeneve kanë inskenuar dy situata të ndryshme në të cilat ata intervenojnë.

Njësia operative e shoqëruar nga policia e rendit kanë treguar kapacitet e tyre në një protestë të inskenuar ku pati ndërhyrje nga njësia operative duke hedhur gaz lotsjellës dhe shok bomba.

Ndërsa njësia intervenuese dhe njësia K9 apo ajo e Qenve kanë treguar kapacitete tyre në një aksion te improvizuar ndaj një grupi terrorist.

Pas këtij ushtrimi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, duke e konsideruar si të suksesshëm këtë ushtrim tha se ky ushtrim tregon funksionin e Policisë së Kosovës.

Tutje ai ka falënderuar të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë ndihmuar Policinë e Kosovës.
Një ushtrim i suksesshëm që e bëni në vazhdimësi dhe një ushtrim i cili u tregon të gjithëve se si funksionin Policia e Kosovës, se si koordinohen njësitet e saj besoj që është mënyra më e mirë e mundur që njësitë të komunikojnë dhe të bashkëveprojnë veprimet në situata te tilla të vërteta. ju sjellim disa pamje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here