Home LAJME Policia e Kosovës, e përgatitur për ta ruajtur sigurinë e shtetit

Policia e Kosovës, e përgatitur për ta ruajtur sigurinë e shtetit

0
Policia e Kosovës, e përgatitur për ta ruajtur sigurinë e shtetit

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, ka përfshirë të gjitha njësitet policore dhe ekskluzivisht operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur autoritetet e rendit.

Në një konferencë për media, Policia e Kosovës ka dhënë informacione për veprimet e policisë që janë realizuar në pikëkalimin kufitarë në Jarinë të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe profesionalisht e përgatitur për të ruajtur sigurinë e vendit.

“Në rrafshin bashkëpunues të institucioneve të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, ne kemi bashkëpunim edhe me KFOR-in, por ata janë të renditur në aspektin strategjik të veprimeve si reagues të dytë dhe tretë. Ne jemi përgjegjës për sigurinë e qytetarëve tanë, ne jemi përgjegjës për territorin e Kosovës dhe operacioni i së shtunës ekskluzivisht është zhvilluar nga Policia e Kosovës”,

Referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit nga Beogradi për në veri të Mitrovicës, ka theksuar se pasur deklarime të ndryshme, duke përfshirë edhe video incizime se është vendosur mjet shpërthyes, ku më pas, siç ka theksuar ai, janë marrë masat e nevojshme të kontrollit.

“Demantojmë fuqishëm që në asnjë variant, se kinse qytetaret e Kosovës ose zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë ndonjë veprim që ka të bëjë me përgatitjen për ndonjë dëmtim, siç është paraqitur në mediumet serbe. Kjo është e pavërtetë, nuk qëndron, përkundrazi ne kemi zhvilluar një operacion mjaft kompleks të kontrollimit të tërë me një gjatësi prej 50 kilometrash, dhe nuk është hasur asgjë e dyshimtë”,

Ndërkohë, ekspertë të fushës së sigurisë operacionin e Policisë së Kosovës e konsiderojnë profesional dhe të duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here