Home LAJME Policia dhe Inspektorët e Prizrenit gjejnë parregullsi, mbyllin 7 lokale e shqiptojnë gjoba

Policia dhe Inspektorët e Prizrenit gjejnë parregullsi, mbyllin 7 lokale e shqiptojnë gjoba

0
Policia dhe Inspektorët e Prizrenit gjejnë parregullsi, mbyllin 7 lokale e shqiptojnë gjoba

Gjatë dy ditëve të fundit në Prizren, Drejtoria Rajonale e Policisë së bashku me Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër pandemis.

Ata kanë mbyllur 7 lokale afariste, kanë dhënë 353 vërejtje policore, kanë hapur 8 raste për vepër penale nga neni 249 dhe 250, janë plotësuar 691 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës, dhe për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 503 gjoba.

“Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit.

Gjatë kryerjes së detyrës, janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba, ja se qfar gjobash jan shqiptuar mund ta shiheni tani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here