Home LAJME Drejtues i Sindikatës po nenqmohen Policet, para lajmëron protesta nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre

Drejtues i Sindikatës po nenqmohen Policet, para lajmëron protesta nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre

0
Drejtues i Sindikatës po nenqmohen Policet,  para lajmëron protesta nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre

Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës (PK) ka shqyrtuar situatën e krijuar dhe vazhdimin e pakënaqësive të shumta të pjesëtarëve të policisë lidhur me mospërfshirjen në pakon emergjente që është e përcaktuar me ligj, ku nuk përfshihen pagesa prej 300 eurove, pagesa e orëve shtesë, pagesa e shujtës dhe pagesa e ndërrimit të natës sipas ligjit.

Sipas komunikatës të Sindikatës së Policisë është bërë me dije se bazuar në kushtet e vështira dhe në rrethanat në të cilat është duke punuar policia në këtë situate pandemie, kjo silikatë fillimisht më 21 korrik i është drejtuar me një kërkesë urgjente kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, me të cilin ka realizuar një takim, me qëllim të realizimit të kërkesave sindikale.

“Pasi që Sindikata e PK-së deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare dhe veprim konkret drejt realizimit të kërkesave, nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Sindikata e Policisë përmes takimit të fundit të mbajtur më 4 shtator me këshillin drejtues ka marrë vendim që t’i rikujtojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës se deri me datë 15.09.2020 t’i përmbushë kërkesat e cekura më lart të cilat janë shumë simbolike në krahasim me faktin se Policia janë duke punuar 12 orë pa pushime, duke tejkaluar të gjitha normat ligjore për punë, përfshirë punën jashtë orarit dhe pamundësinë e shfrytëzimit të pushimeve të plota”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here