Home LAJME Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës punën e tyre e konsiderojnë nderë dhe përgjegjësi ndaj atdheut

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës punën e tyre e konsiderojnë nderë dhe përgjegjësi ndaj atdheut

0
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës punën e tyre e konsiderojnë nderë dhe përgjegjësi ndaj atdheut

Ilirianë Bunjaku, pjesëtare e FSK-së tha për Telegrafin se kontributi dhe sukseset e femrës në përgjithësi si dhe në ushtri kanë bërë që të thyhen tabutë shoqërore.

“Me punën dhe rezultatet tona po tregojmë ditë për ditë që edhe ne si gjini femërore po mundemi me i krye detyrat si ushtarët tjerë”, tha ajo.

“Është përgjegjësi e madhe që e ndjejmë dhe e mbajmë mbi supe, mirëpo angazhimi dhe puna jonë po i tregojnë vazhdimisht të arriturat tona”, tha ajo.

Bunjaku tha se numri i gjinisë femërore në FSK vazhdimisht po rritet.

Bunjaku është përzgjedhur ta vazhdojë shkollimin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa, major Musa Asllani thotë se shërbimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës është ndenje e veçantë.

“Karakteri që na e ka dhënë ushtria na ka ndihmuar të arrijmë deri këtu”, tha ai, duke shtuar se besimi që kanë qytetarët në FSK iu jep obligim shtesë.

Ai tregon se në FSK kanë aktivitet tejet të ngjeshur, që nga ora 08:00-16:00, çdo që është e specifikuar dhe e detajuar.

Ndryshe, mosha mesatare në FSK është 25 vjeçare, ku në raport me shtetet e rajonit është mjaft e re

Në brendi të Ushtrisë së Kosovës, njihuni me tregimet e dy pjesëtarëve të FSK-së, Ilirianë Bunjaku dhe Musa Asllani

Në brendi të Ushtrisë së Kosovës, njihuni me tregimet e dy pjesëtarëve të FSK-së, Ilirianë Bunjaku dhe Musa Asllani

Gepostet von Telegrafi.com am Dienstag, 31. Dezember 2019

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here