Home LAJME Pa maska e pa distancë sociale, Thaçi me Lushtakun e bashkëluftëtarë të tjerë bëhen bashkë në Rezallë

Pa maska e pa distancë sociale, Thaçi me Lushtakun e bashkëluftëtarë të tjerë bëhen bashkë në Rezallë

0
Pa maska e pa distancë sociale, Thaçi me Lushtakun e bashkëluftëtarë të tjerë bëhen bashkë në Rezallë

Pavarësisht se vendi dhe thuajse gjithë bota po përballen me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, kjo gjë duket s s’po i bën aspak përshtypje presidentit Hashim Thaçi.

Ai bashkë me Sami Lushtakun e shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së kanë qëndruar sonte në Rezallë, madje pa distancë e pa maska, transmeton Indeksonline.

Thaçi tha se bashkëluftëtari i tij nga Rezalla, Hajrë Gashi e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, se ai dhe djemtë e tij e gjithë Drenica kanë dhënë kontribut në luftën çlirimtare.

Ditë më parë Thaçi tha se patriotizëm tani është të luftojmë pandeminë, e t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin njëri-tjetrit nga largësia.

Postimi i plotë:

Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare! HTH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here