Home LAJME Nuk zmbrapset Ramosajt, s’i ndalë punimet në rrugën Deçan-Plavë

Nuk zmbrapset Ramosajt, s’i ndalë punimet në rrugën Deçan-Plavë

0
Nuk zmbrapset Ramosajt, s’i ndalë punimet në rrugën Deçan-Plavë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj nuk i ka ndalur punimet në rrugën Deçan-Plavë, pavarësisht kërkesës që ka bërë kryeministri Hoti.

Në një bisedë i pari i Deçanit ka thënë se sot nuk ka patur asnjë kontakt me Qeverinë e Kosovës.

Por, Ramosaj ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme pritet të ketë kontakt me Qeverinë lidhur me këtë rrugë.

“Punimet nuk janë ndalur dhe po vazhdojnë si të tilla. Gjatë ditës së nesërme do të kemi një diskutim me Qeverinë e Kosovës” ka thënë Ramosaj .

Vendimi i kryeministrit Hoti për pezullimin e punimeve, erdhi pas reagimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se do të kërkojë në Bruksel pezullimin urgjent dhe të përhershëm të punimeve në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here