Home LAJME Njësia speciale hallakat Kosovën

Njësia speciale hallakat Kosovën

0
Njësia speciale hallakat Kosovën

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion bastisjeje në disa lokacione të Kosovës.

Aksioni në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, i cili deklaroi se detajet e tjera do të bëhen të ditura sot gjatë ditës.

”Mund të ju konfirmoj për aksionin e zhvilluar në disa lokacione në Kosovë. Detaje të tjera do të japim gjatë ditës së sotme”, është shprehur ai.

Lidhur me këtë janë bastisur disa lokale në Mitrovicën jugore, por edhe në disa lokacione të tjera anembanë Kosovës.

Detaje të tjera lidhur me këtë aksion të Njësisë Speciale të Kosovës, Policia do të njoftojë gjatë orëve në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here