Home LAJME Nisma propozon Fatmir Limajn për President

Nisma propozon Fatmir Limajn për President

0
Nisma propozon Fatmir Limajn për President

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Leotrim Berisha ka deklaruar se kreu i kësaj partie është ideal për postin e presidentit të shtetit, raporton Gazeta Express.

Shefi i zyrës për media në Nisma ka shkruar në Facebook se do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga afatet kushtetuese.

“Poashtu do të ishte legjitime të shpallen kandidatura e të shprehen ambicie për postin e presidentit, për sa kohë që ky debat nuk do të ishte nxitur nga propozim aktakuza në Gjykatën Speciale. Megjithatë më përfundimin e mandatit të presidentit aktual, vendit i duhet një president unifikues, dikush që nuk nxitë përçarje në shoqëri dhe i cili mund t’i bëjë bashkë pozitë e opozitë sa herë që ka nevoje vendi. Por, kush do të ishte ideal për president? FATMIR LIMAJ”, ka shkruar ai.

“Angazhimi i tij përmanent në cilësinë e zv/kryeministrit dhe të bashkëkryesuesit për dialog ishte bashkimi i spektrit politik në temat nacionale për vendin.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe plot gazetarë dhe anëtarë nga shoqëria civile të cilët e vlerësojnë sjelljen e Limajt në politikë si adekuate për postin e presidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here