Home LAJME Mobili’zohet Policia e Kosovës, çka po pregaditet të ndodh në Maqedoni?

Mobili’zohet Policia e Kosovës, çka po pregaditet të ndodh në Maqedoni?

0
Mobili’zohet Policia e Kosovës, çka po pregaditet të ndodh në Maqedoni?

Pjesëtarët e Policisë së Kosovë të cilët kanë qenë në pushime të ndryshme, që nga sot janë detyruar ta ndërprenë dhe të dalin në punë. Përveç kësaj, derisa ata punonin nga tetë orë, nga sot do të punojnë nga 12 orë.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas të cilave, ky vend është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ku përjashtim bëjnë pjesëtarët e Policisë të cilët janë në pushim shëndetësor.

Po të njëjtat burime thonë se pjesëtarët e Policisë nuk do të kenë mundësi të marrin pushim, deri në një vendim tjetër të drejtorisë. Ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja se pse drejtoria e Policisë ka sjellë këtë vendim, por siç merr vesh rtvpresheva.com nga burimet e saja brenda Policisë së Kosovës ky mobilizim ka të bëjë me “disa ngjarje që priten të ndodhin në çdo moment në shtetin e Maqedonisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here