Home LAJME Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

0
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.
Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.
Për informata plotësuese; www.mod.rks-gov.net; në nr.tel: 038-603-199 ose 038-603-355.
BËHU REKRUT I FSK-së!
BËHU USHTAR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet. Për informata plotësuese; https://mod.rks-gov.net; në nr.tel: 038-555-584-2044 ose 038-555-584-2045.BËHU REKRUT I FSK-së!BËHU USHTAR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!……………………………………………………………………..K O N K U R SPËR REKRUTIMIN E REKRUTËVE TË RINJ TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1 të FSK-së janë:• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;• Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;• Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;• Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;• Të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme dëbimi nga shtetet tjera;• Të jetë i moshës 18 – 23 vjeçare në datën e aplikimit;• Të mos ketë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes:• Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve;• Testi fizik; • Testin e Inteligjencës; • Testi i njohurive të përgjithshme; • Intervistën; • Testin/ekzaminimin shëndetësor. Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.Procedura ankimore ( e drejta në ankesë);• Cdo kandidat ka të drejtën e ankesës pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës. • Rezultatet publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatët e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.Konfirmimi i pranimit në FSK; • Pastërtia e Figurës; Kandidatët e përzgjedhur për rekrut i nënshtrohen procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës në pajtim me rregulloren përkatëse për pastërtinë e figurës, gjatë kohës sa rekrutet janë në stërvitjen bazë apo edhe pas dhënies së betimit. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shërbimit në çdo kohë.• Trajnimi Bazik; Pranimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet si rekrutë për kategorinë e ushtarëve. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik, gjatë së cilës kohë, kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik, rekrutët marrin gradën e ushtarit.Dokumentet e nevojshme për aplikim:• Dëshmia për përfundimin e shkollës së mesme;• Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (origjinali-jo më e vjetër se gjashtë muaj);• Ekstrakti i lindjes;• Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;• Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).Afati i konkurrimit:Konkursi është i hapur prej 10 – 21 gusht 2020.Si të aplikoni; Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet e kërkuara. Dokumentet e pranuara nuk kthehen. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038-5555 842 044. Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e femrave dhe meshkujve për shërbim në FSK, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Gepostet von Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës am Freitag, 7. August 2020

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here