Home LAJME Ministri Quni ndjek nga afër zhvillimin e stërvitjeve fushore të njësiteve të KFT-së

Ministri Quni ndjek nga afër zhvillimin e stërvitjeve fushore të njësiteve të KFT-së

0
Ministri Quni ndjek nga afër zhvillimin e stërvitjeve fushore të njësiteve të KFT-së

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni së bashku me gjeneralmajor Enver Cikaqin dhe stafin e tij, sot ka ndjekur nga afër zhvillimin e stërvitjes fushore “Kompania në mbrojtje” të realizuar nga kompania A3 e regjimentit të tretë të forcave tokësore të FSK-së që u realizua në zonën e Qiqavicës. Në vazhdim Ministri Quni vizitoi edhe pjesëtarët gjatë demonstrimit praktik të trajnimit „Komando-Bereta“, që është duke u realizuar në zonën e fshatit Ceceli të komunës së Vushtrrisë. Për zhvillimin, objektivat e synuar të stërvitjes dhe trajnimit përkatës si dhe kapacitetet njerëzore e teknike të angazhuara, ministrin Quni e njoftoi komandanti i komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral Fadil Hadërgjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here