Home LAJME Milaim Zeka ka një porosi për Policinë e Kosovës

Milaim Zeka ka një porosi për Policinë e Kosovës

0
Milaim Zeka ka një porosi për Policinë e Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar për mënyrën se si policia ka arrestuar mbrëmë një qytetar në qendër të Prishtinës.

“Atë skenën mbrëmë duke arrestuar një qytetar në prezencë të fëmijëve, mos e pafsha kurrë më. Tri bomba në dorë me i pas ai njeri, nuk trajtohet në atë mënyrë në prezencë të fëmijëve”.

“Të dashurë policë që ishit në vendin e ngjarjes: Ju tre garantë jeni rritë pa dashuri të prindërve. Ju me siguri jeni rritur të dhunuar nga prindërit tuaj. Ju garant me dhunë i edukoni fëmijët tuaj. Ju pak jeni fajtorë në krahasim me ata që kanë pranuar në Policinë e Kosovës turli bërllogu të rrugeve. Njerëz sikur ju nuk e meritojnë uniformën e shenjtë të policisë. Çfarëdo sjellje e qytetarit nuk e justifikon sjelljen tuaj, përpara syve të atyre fëmijëve. Inspektoriati duhet të reagojë”, ka shkruar Zeka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here