Home LAJME Mediat serbe: Anëtarësimi i Kosovës në INTER’POL, burg për gjeneralin Dikoviq, duhet ta pengojm këte punë

Mediat serbe: Anëtarësimi i Kosovës në INTER’POL, burg për gjeneralin Dikoviq, duhet ta pengojm këte punë

0
Mediat serbe: Anëtarësimi i Kosovës në INTER’POL, burg për gjeneralin Dikoviq, duhet ta pengojm këte punë

Serbi po shtohet frika nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Kjo për faktin se në listat e personave, ndaj të cilëve do të lëshohet urdhëratrrest nga INTE’RPOL-i, mund të hyjnë ish-ushtarakë, por edhe persona të tjerë nga strukturat ushtarako policore serbe, që morën pjesë në kri’met ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas gazetës beogradase “Blic” në qoftë se Kosova anëtarësohet në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova do të gjendet ish ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq.

Duke u thirrur në burime diplomatike nga Prishtina, gazeta serbe thotë se emri i gjeneralit Dikoviq është përmendur edhe më parë. Ai ngarkohet me përgjegjësi për kri’met e kryera gjatë luftës në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar, e cila atëherë ishte nën komandën e gjeneralit Dikoviq,

Sipas dëshmive, në zonën e përgjegjësisë së Dikoviqit në dhjetë lokalitete, kryesisht në Drenicë, u vr’anë rreth 1,400 civilë shqiptarë dhe mijëra të tjerë u dëbuan me dhunë.

Për përfshirjen e tij në kr’ime lufte në Kosovë dhe për operacionet për fshehjen e trupave më pas, Dikoviq kishte folur për mediat serbe, duke thënë se “i vjen keq për të gjitha vikt’imat e rëna gjatë luftimeve të vitit 1999”.

“Vikt’ima të pafajshme kishte edhe në anën serbe edhe në anën shqiptare, por edhe në mesin e popullatës tjetër në territorin e Kosovës, por edhe në tërë territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë. Kanë ndodhur edhe kri’me, kurse ushtria dhe pjesëtarët e saj nuk i kanë fshehur ato, por për çdo gjë që kanë pasur njohuri kanë iniciuar procedura adekuate ndaj kryerësve të veprave”, kishte thënë Dikoviq,

Sipas gazetës serbe, në listën e personave ndaj të cilëve do të ngritet urdhërarrest do të jenë edhe zyrtarë policorë të niveleve më të ulëta, por jo vetëm ata.

“Autoritetet e Prishtinës synojnë të ndjekin edhe civilët serbë, për të cilët pohojnë se kanë marrë pjesë në njësitë paraushtarake. Dyshohet se të paktën 50 serbë në këtë bazë mund të gjenden në listën e atyre që do të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar…”, shkruan gazeta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here