Home LAJME Me 0.90 cent në orë Kosova i paguan punëtorët më së paku në Evropë

Me 0.90 cent në orë Kosova i paguan punëtorët më së paku në Evropë

0
Me 0.90 cent  në orë Kosova i paguan punëtorët më së paku në Evropë

Kosova i paguajnë më pak punonjësit e tyre se në çdo vend tjetër të Europës, sa i takon pagës minimale, që ata janë të detyruar të japin me ligj.

Sipas të dhënave të Eurostat, në fillim të vitit 2020, paga minimale bruto në ishte 150 euro. Në Shqipëri, sipas INSTAT, janë mbi 320 mijë persona, ose gati një e treta e të punësuarve, që paguajnë sigurime me pagën minimale.

Ndonëse paga minimale në vend është rritur disa herë, sërish mbetet më e ulëta në Europë, me përjashtim të Kosovës. Niveli i ulët i saj është dhe një nga arsyet që deklarohet si shkak për tendencën e lartë për emigrim.

Të dhënat e Eurostat nuk janë për Kosovën, por sipas të dhënave zyrtare, paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Kurse kërkesa gjatë vitit te kaluar ka qenë që kjo pagë të bëhet 250 euro, por nuk u arrit. Paga minimale në Kosovë ka mbetur e njëjtë që nga viti 2011, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje. Në Maqedoninë e Veriut, paga minimale bruto është 282 euro, sipas Eurostat. Në Mal të Zi është 331 euro. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi, me 343 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here