Home LAJME Mali i Zi/ Dritan Abazoviç për mediat serbe: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës! Ndihem mirë kur më thërrasin “Çetniku Shqiptar”

Mali i Zi/ Dritan Abazoviç për mediat serbe: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës! Ndihem mirë kur më thërrasin “Çetniku Shqiptar”

0
Mali i Zi/ Dritan Abazoviç për mediat serbe: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës! Ndihem mirë kur më thërrasin “Çetniku Shqiptar”

Dritan Abazovic, kryetar i lëvizjes e ‘zeza në të bardhë’, në Malin e Zi i ka dhënë sot përgjigje pyetjeve se çfarë do bëjë qeverisa e re pro serbe në vendin e tij me Kosovë.

Në një intervistë për gazetën serbë Kurir, Abazoviç tha se pavarësia e Kosovës nuk është në diskutim dhe se ai pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje. I pyetur nga media serbe për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën.

Forca politike që drejton Abazoviç, u fut në aleancë me dy parti të tjera pro serbe të cilat më herët kanë qenë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për më tepër edhe kundër shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi. Pjesa nga intervista për gazetën “Kurir”: Si ndiheni kur quheni “çetnik shqiptar”?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here