Home LAJME Lista Serbe: Ushtria e Kosovës e do pushtimin e veriut te Mitrovices dhe dëbimin e serbëve

Lista Serbe: Ushtria e Kosovës e do pushtimin e veriut te Mitrovices dhe dëbimin e serbëve

0
Lista Serbe: Ushtria e Kosovës e do pushtimin e veriut te Mitrovices dhe dëbimin e serbëve

Pas disa zyrtarëve nga Serbia, edhe Lista Serbe ka komentuar deklaratëne se Ushtria Kosovës do të jetë në veri në rast rrez’iku nga Ushtria e Serbisë

Lista Serbe, me këtë kumtesë, përfundon se përfaqësuesit politikë të popullit serb kërkojnë që “KFOR-i të reagojë dhe ta përsërisë qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se kurrfarë forcash shqiptare të armatosura nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës”.

“Vringëllima me ar’më dhe kërc’ënimi ndaj veriut të Kosovës dhe qytetarëve tanë kërkon dënimin më të madh si dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Shpresojmë se pas deklaratave të tilla, do ta kenë të qartë sponsorët e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare pse Lista Serbe është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, qëllimi i të cilës haptas është pushtimi i veriut dhe dëbimi i serbëve nga Kosova”, thotë kumtesa e kësaj partie që e ka publikuar b92.

Kjo parti e serbëve kosovarë thekson se “në situatën kur taksa anticivilizuese komplikon dhe rëndon jetën e serbëve në Kosovë, çdo kërc’ënim se Ushtra e Kosovës do të dërgohet në veri, nuk i kontribuon qetësimit të tensioneve por vetëm nxit shqetësimin e qytetarëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here