Home LAJME LAJMI I FUNDIT – Prishet Qeveria ?Isa Mustafa paralajmëron prishjen e koalicionit qeverisës, ky do të jetë veprimi i parë i tij

LAJMI I FUNDIT – Prishet Qeveria ?Isa Mustafa paralajmëron prishjen e koalicionit qeverisës, ky do të jetë veprimi i parë i tij

0
LAJMI I FUNDIT – Prishet Qeveria ?Isa Mustafa paralajmëron prishjen e koalicionit qeverisës, ky do të jetë veprimi i parë i tij

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të partnerit të koalicionit, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.Mustafa për gazetën Objektiv tha se shumë shpejt do ta takoj kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.“Unë jam ballafaquar me Covid deri para pak ditësh. Sa ta marrë veten, do të takohem me z. Haradinaj. Do t’i bisedojmë të gjitha çështjet të cilat po hapen ne media. Koalicioni është themeluar mbi bazat e besimit reciprok, prandaj do të investojmë që ky besim të kultivohet”, ka thënë Mustafa për gazetën Objektiv.

Mbrëmë gjatë një interviste në Televizionin Publik, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk i beson Qeverisë Hoti përballë dialogut me Serbinë.Ai shtoi se partia e tij nuk është pjesë e dialogut me Serbinë, e për këtë gishtin e ka drejtuar nga kryeministri Avdulalh Hoti.“Nëse kryeministri punon vet si LDK, e mban vet përgjegjësinë vet si LDK, aktualisht çdo gjë që është duke ndodhur në dialog kryeministri Hoti është duke punuar vet si LDK pa mu, sepse mu nuk më ka marrë në tavolinë kur është ulë në tavolinë me Serbinë, jo mua, se unë s’jam pjesë e delegacionit, po s’e ka marrë njeriun që ia kam dhënë me vetë për të cilin unë e kam dialogu. Unë nuk jam pjesë e këtij dialogu”, tha Haradinaj për televizionin publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here