Home LAJME LAJMI I FUNDIT – Fatmir Limaj Presidenti i ri i Kosoves? Si e komentoni

LAJMI I FUNDIT – Fatmir Limaj Presidenti i ri i Kosoves? Si e komentoni

0
LAJMI I FUNDIT – Fatmir Limaj Presidenti i ri i Kosoves? Si e komentoni

Anëtari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate, Leotrim Berisha, ka thënë se kandidat ideal për president të vendit do të ishte Fatmir Limaj.

Berisha në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga afatet kushtetuese, njofton Klan Kosova.

“Po ashtu do të ishte legjitime të shpallen kandidatura e të shprehen ambicie për postin e presidentit, për sa kohë që ky debat nuk do të ishte nxitur nga propozim aktakuza në Gjykatën Speciale”.

“Megjithatë̈ më përfundimin e mandatit të presidentit aktual, vendit i duhet një president unifikues, dikush që nuk nxitë përçarje në shoqëri dhe i cili mund t’i bëjë bashkë pozitë e opozitë sa herë që ka nevoje vendi”.

“Por, kush do të ishte ideal për president?
FATMIR LIMAJ”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Share

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here