Home LAJME Kush është fajtori për futjen e xhandarmërisë Serbe në Kosovë?

Kush është fajtori për futjen e xhandarmërisë Serbe në Kosovë?

1
Kush është fajtori për futjen e xhandarmërisë Serbe në Kosovë?

Xhandarmërisa serbe u futën në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Fillimisht ishte pronari i një restauranti ai i cili reagoi duke publikuar videon në Facebook, ndërsa kërkoi nga institucionet e Kosovës që të marrin masa.

“Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, përndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike serbe. Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nëse nuk merren masa nga shteti ynë”, shkroi Krasniqi.

Ndërsa reagim pati edhe nga nënkryetari i Kamenicës, Faton Jakupi i cili tha se ka kontaktuar me KFOR-in menjëherë pas kalimit të xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës dhe se e kanë informuar se ka pasur patrullime të përbashkëta të KFOR-it amerikan, turk dhe të palës serbe.

“Pas marrjes së informatës se Xhandarmëria serbe futet në territorin e Republikës së Kosovës, por kush e ka fajen pse me ndodh kjo?