Home LAJME Kurti: Që nga paslufta vendi s’ka pasur gjendje më të rëndë, Kosova po bëhet..

Kurti: Që nga paslufta vendi s’ka pasur gjendje më të rëndë, Kosova po bëhet..

0
Kurti: Që nga paslufta vendi s’ka pasur gjendje më të rëndë, Kosova po bëhet..

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar sot se që nga paslufta Kosova s’ka pasur gjendje më të rëndë se kjo me COVID-129.

Kriza sipas Kurtit është e trefishtë, shëndetësore, ekonomike dhe politike.

“Rrezikon të bëhet edhe humanitare. Spitaleve u mungojnë pajisjet e furnizimeve bazike dhe personeli mjekësor është i dërmuara nga lodhja dhe stresi. Qindra njerëz infektohen përditë, dhjetëra vdesin çdo ditë, Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit. Deri kur kështu? Askush nuk e di, sidomos Qeveria nuk e din, sepse situata ka dalë nga kontrolli.

Pikërisht në këtë krizë u zbulua se sa e rëndësishme është të kemi një qeveri të bazuar në drejtësi, sociale-ekonomike dhe të barazisë. Oligarkët dhe multimilionerët po e kalojnë relativisht lehtë këtë periudhë, ndërsa qytetari i thjeshtë mezi po mbijeton qoftë në aspektin shëndetësore, apo në atë ekonomik. Kjo s’është vetëm shkaku i koronës, por ata e kanë sjellë vendin në këtë gjendje ku një shumicë e madhe e qytetarëve po e përjetojnë virusin aq keq, e po goditen nga ai aq rëndë”tha Kurti, transmeton Indeksonline.

Ai madje tha se qeveria aktuale ka dështuar t’i jap zgjidhje dy krizave aktuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here