Home LAJME Kurti flet për arsimin e dobët në Kosovë: Ta kthejmë të diturin si autoritet, e keni lër popullin analfabet

Kurti flet për arsimin e dobët në Kosovë: Ta kthejmë të diturin si autoritet, e keni lër popullin analfabet

0
Kurti flet për arsimin e dobët në Kosovë: Ta kthejmë të diturin si autoritet, e keni lër  popullin analfabet

Ish-kryeministri, Albin Kurti ka folur për arsimin në Kosovë, duke e quajtur të dobët e që sipas tij vjen nga keqqeverisja, teksa bën thirrje që të kthehet i dituri si autoritet.

“Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë”, ka shkruar ai, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë: Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime). Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë.

Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë. Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë.

Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here