Home LAJME “Kur prindërit të ndahen nga kjo jetë, asgjë nuk do të jetë më si më parë”, shkrimi që ka përlotur miliona njerëz

“Kur prindërit të ndahen nga kjo jetë, asgjë nuk do të jetë më si më parë”, shkrimi që ka përlotur miliona njerëz

0
“Kur prindërit të ndahen nga kjo jetë, asgjë nuk do të jetë më si më parë”, shkrimi që ka përlotur miliona njerëz

Kur prindërit tanë ikin nga kjo jetë, asgjë nuk është më e njëjtë. Ne nuk mund të jemi më fëmijë, nuk ndihemi të mbrojtur nga përqafimet e tyre, puthjet e tyre dhe fjalët e tyre të inkurajimit. Duket se jeta bëhet më e vështirë sepse nuk kemi më strehën tone mbrojtëse.

Kur prindërit nuk janë më me ne, ne mbetemi jetimë dhe kjo është e vështirë, e trishtueshme dhe e dhi mbshme në çdo moshë e kohë. Edhe nëse e keni krijuar familjen tuaj, figura e prindërve tuaj është gjithmonë pranë jush ose të paktën në mendjen tuaj, ajo nuk ikën kurrë.

Të gjithë, edhe nëse të rritur, ne kemi atë fëmijën e brishtë brenda nesh që dëshiron të mbrohet nga prindërit e tij.

Ndaj shkoni tek ata sot, shkoni menjëherë për t’i dhënë dashurinë tuaj të pakushtëzuar: Kur ata të mos jenë më me ne, nuk do të jemi më në gjendje ta bëjmë këtë.

Kurrë nuk do të jemi gati për t’i dhënë lamtumirën. Duke ditur se nuk do t’i shohim më kurrë, se nuk do të jemi në gjendje t’i përqafojmë, është gjëja më e vështirë për t’u imagjinuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here