Home LAJME Jep dorëheqje Avdullah Hoti!

Jep dorëheqje Avdullah Hoti!

0
Jep dorëheqje Avdullah Hoti!

Shkruan: Bajrush MorinaI nderuari Z. Kryeminsitër!
I nderuari Z,Avdullah!
Nuk e di a të ke ndëgju, por këtu e dy muaj më parë apo një ditë para nominit tënd për kryeminsitër, unë kam qenë ndër të rrallët e mbase të vetmit që shpreha dëshirën time që ti të jesh kryeministër!Të nesërmen e nominimit tim disa miq më uruan për prognozën e saktë, e disa “teoricienë” të teorisë së konspiracionit nuk nguruan të më shpallin si “njeri me ndikim në LDK, njohës i rrethanave të brendshme në LDK, i afërt me Isa Mustafën” etj.

E unë, ka disa vjet që as nuk jam takuar, as nuk kam biseduar (as edhe me telefon) as me Isën, as me Agimin, as me Lutën e as me asnjë anëtar të Kryesisë së LDK-së apo të Këshillit të përgjithshëm.

Në këtë kuadër as me ty, normalisht!
Me ta thanë të drejtën, pak “u krekosa” që prognoza ime për nominim tuaj doli e saktë, por disi menjëherë më përfshinë një palë “ethe”. Kjo për faktin se megjithatë e njoh natyrën tënde prej politikani të thjeshtë, miku modest, qeveritari të pastër për nga ndërgjegja dhe larg aferave korruptive.

Një kryeministër i tillë, përballë një shoqërie me plot trauma, përplasje politike, afëra korruptive, debate kafeneshë…e ka shumë të vështirë të punojë normalisht.

Ai skepticizëm imi sa vjen e po shtohet! Madje sot, kur po të kërkoj dorëheqjen tënde, jam aq pesimist për të ardhmen e vendit tonë, sa nuk mund të besoj se sado që mund të jetë një kapiten i mirë, i zoti e profesional, vështirë se mund ta shpëtojë “anijen” e katandisur, me motor gjysmë të ndezur, me udhëtarë të shqetësuar, e me vela të thyera…
Zoti kyreministër!A e di pse po të kërkoj dorëheqjen?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here