Home LAJME Ja Sa kushton shtëpia e Hashim Thaçit

Ja Sa kushton shtëpia e Hashim Thaçit

0
Ja Sa kushton shtëpia e Hashim Thaçit

Presidenti Thaçi ende nuk ka arritur të paguajë shtëpinë në të cilin jeton.Edhe pse në deklarimin e pasurisë për vitin 2018, Thaçi kishte thënë se borxhi për shtëpinë 450 metra katrorë do të paguhej deri në fund të vitit 2019, ajo ende nuk është paguar.Sipas deklarimit, Thaçi do t’i paguajë edhe 237 mijë euro. Sipas tij, ende nuk është arritur një marrëveshje me bankën rreth kredisë.

Pagesa e shtëpisë ende nuk është bërë, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes rreth kredisë. Afati i pagesës për shtëpi është shtyrë deri më 30.11.2020”, thuhet në shpjegimet shtesë.Vlera e përgjithshme e shtëpisë kap shifrën e 350 mijë eurove.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 deklaruar si shpenzime të vogla dhe para xhepi 7 mijë e 222 euro e 70 cent. Burimi i këtyre parave është thnga zyra e presidentit.
Gjithashtu, të hyrat vjetore nga paga, Thaçi i ka deklaruar 33 mijë e 509 euro e 89 cent.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here