Home LAJME Hyseni: Grenell më kërkoi falje që nuk qëlloi në Uashington

Hyseni: Grenell më kërkoi falje që nuk qëlloi në Uashington

0
Hyseni: Grenell më kërkoi falje që nuk qëlloi në Uashington

Koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, ka thënë se emisari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka kërkuar falje që nuk është takuar me të në Uashington.

Ai ka mohuar të ketë kërkuar një takim me Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo.

“’Pompeo nuk do ta takojë Hysenin’ – a ka gjë më absurde?. Nuk jam aq i padijshëm sa ta kërkoj një takim të tillë. Edhe po të ishte e mundshme, nuk kam interes ta kërkoj një takim të tillë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Në rend të parë unë nuk kam shkuar në Uashington për ta takuar Grenellin i cili është në Kaliforni. Dihet sa është distanca ndërmjet Uashingtonit dhe Kalifornisë. Nuk kam shkuar për ta takuar ambasadorin Grenell”.

“Ai ka qenë në dijeni se unë jam në Uashington dhe ka kërkuar falje që nuk do të mund të jetë atje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here