Home LAJME Hoti: Po bëhemi gati për pagesat e punëtorëve, qiratë e ndërmarrjeve dhe familjeve pa të ardhura

Hoti: Po bëhemi gati për pagesat e punëtorëve, qiratë e ndërmarrjeve dhe familjeve pa të ardhura

0
Hoti: Po bëhemi gati për pagesat e punëtorëve, qiratë e ndërmarrjeve dhe familjeve pa të ardhura

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas dekretimit të Ligjit për Buxhetin nga ana e presidentit Thaçi, ka thënë se Qeveria që ai po drejton po bën përgatitjet për pagesat e e pakos emergjente, shkruan Reporteri.

Hoti ka thënë se përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjnë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura.

“Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura.
Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në Qeveri së shpejti”, ka shkruar ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij.

Ai ka thënë se hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here