Home LAJME Hoti: Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin

Hoti: Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin

0
Hoti: Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin

Avdullah Hoti u kundërpërgjigjet VV-së dhe PDK-së: Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, është përgjigjur ndaj kritikave të opozitës.

Hoti thotë se Kosovën për 100 ditë e ka kthyer aty ku e ka vendin, në Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris, dhe paralajmëron se së shpejti edhe në qendrat e tjera.

Krejt kjo, sipas Hotit, është bërë pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve.

Ja shkrimi i tij:

Nuk ka me izolim të Kosovës. Për 100 dite, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin: në Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-se në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris dhe së shpejti edhe në qendrat e tjera.

Pas një devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar në ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.

Zoti i bekoftë miqtë tanë.
Zoti e bekoftë Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here