Home LAJME Hoti: Albin Kurti historikisht ka qenë në anën e gabuar

Hoti: Albin Kurti historikisht ka qenë në anën e gabuar

0
Hoti: Albin Kurti historikisht ka qenë në anën e gabuar

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur rreth takimit të paralajmëruar të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai bëri të ditur se pas dështimit të takimit të korrikut në Shtëpinë e Bardhë, në vazhdimësi ka pasur komunikime për mbajtjen e një takimi tjetër.

Hoti në RTV Dukagjini tha se agjenda e takimit do të jetë ana ekonomike, ku do të diskutohen projekte në vlerë qindra miliona euro.

Duke folur rreth paralajmërimeve të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, se në Washington do të ketë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, Hoti ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

“Kurti e ka komplet gabim. Ai historikisht ka qenë në anën e gabuar, duke përfshirë Rambujenë, shpalljen e pavarësisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here